Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, i shoqëruar nga drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit Damian Gjiknuri, kanë vizituar një kompani të hapur rishtaz në zonën industriale , e cila merret me përpunimin e letrës. Ky produkt shkon i gjithi për eksport në të gjithë Europën, kryesisht në Itali dhe Francë. Kompania e cila është hapur në muajin prill të vitit 2022 ka punësuar 115 punëtorë të cilët realizojnë 30.000 paketime në ditë. Teksa vlerësoi aktivitetin e kësaj kompania kryebashkiaku Llatja tha se aktiviteti i saj ka ndikuar në rritjen e të punësuarve në Elbasan dhe uljen e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Nga ana e tij drejtuesi politik Damian Gjiknuri pohoi se Elbasani ka një avantazh të madh strategjik duke përmendur në mënyrë specifike disa prej tyre.
Problem për biznesin fasoneri në të gjithë vendin mbetet mungesa e fuqisë punëtore, pavarësisht se rrogat kanë nisur të përmirësohen. Me një vështirësi të tillë është duke u përballur edhe kompania e prodhimit të letrës në ish zonën e kombinatit Metalurgjik.