Gledis Nano prej një ore ndodhet në Prokurorinë e Posaçme SPAK

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano prej një ore ndodhet në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Me urdhër të SPAK ditën e sotme është arrestuar shtetasi Bledar Zeneli i cili dyshohet se shpërndante thirrje terroriste dhe nxitje të urrejtjes nëpërmjet rrjeteve sociale në mbështetje të ISIS.

Ende nuk dihet konkretisht arsyeja e thirrjes së Gledis Nanos në SPAK, nëse ka lidhje me arrestimin e Bledar Zenelit apo atentateve të ndodhura së fundmi në Shqipëri. Gledis Nano është parë i shoqëruar në SPAK edhe nga drejtori i ri i policisë kriminale Neritan Nallbati.

Gjithashtu Gledis Nano ka ndërmarrë veprime të reja në strukturat e policisë së Shtetit, duke shkarkuar nga Tonin Vocajn nga kreu i policisë kriminale. 4 ditë më parë, Nano zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu