Vrau partneren, lihet në burg autori, avokati kërkon analizën e gjendjes së tij mendore

0

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 37 vjeçarin Ramis Mici.

Avokati i caktuar nga shteti kërkoi analizimin e gjendjes së tij mendore, gjë që nuk u pranua nga gjykata.

Po ashtu pala mbrojtëse ka kërkuar ekspertizën e thikës, e cila gjithashtu nuk u pranua. I pyetur nga gjyqtarja Pajtime Fetahu, për ditëlindjen e tij, Mici pretendon se nuk e mban mend datën.

Ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes për shkak të mardhënieve familjare, duke rrezikuar nga minimumi 20 vite burg, e deri në burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës të së shtunës, në lagjen “Skënderbe”, lagje e ndodhur në periferi të Elbasanit, zonë në të cilën çifti kishin marrë një ambient me qira.

Referuar dosjes hetimore, për krimin salla operative e policisë Elbasan, është lajmëruar nga pronarët e banesës rreth orës 00:50. “Pas mbërritjes në vendngjarje shërbimet policore kanë konstatuar të shtrirë në kuzhinë, pa shenja jete shtetasen Jetlira Elezi”, thuhet në aktet e prokurorisë.

Ndërkohë, referuar të dhënave hetimore lidhja e dashurisë mes autorit dhe viktimës ka nisur rreth 8 vite më parë, kohë në te cilën, si Mici ashtu edhe Elezi kanë qenë të martuar. Pikërishit kjo lidhje jashtëmartesore çoi çiftin drejt divorceve respektive, me qëllim nisjen e një bashkëjetese sëbashkë, e cila ka nisur pak më shumë se dy vite më parë.

Në deklarimet e tij pas arrestimit 37-vjeçari ka treguar me detaje konfliktin me Jetmirën. Sipas tij debatet kanë nisur më 26 korrik. Ndërsa shton se në orët e para të mëngjesit të së premtes, nëpërmjet postierit u vu në dijeni se bashkjetuesja kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, ndërsa një oficer e kishte njoftuar për datën e gjyqit, gjatë seancës të sëcilës, viktima do pajisej me urdhër mbrojtjeje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu