Godet sërish drejtori i Spitalit të Korçës! 150 MLN për ngrohje biznesmenit 25-vjeçar

0

Tenderat me objekt peletin për ngrohje, janë ndër ata që abuzohet më shumë. Do të bëhesh i pasur në Shqipëri? Hap një kompani që shet pelet, krijo lidhje ose bëji ndonjë qokë ndonjë titullari të Rilindjes, dhe prit të të futet tenderi me paratë e shqiptarëve në xhep. Ky është truku i zbatuar nga biznesmenë të rinj apo sipërmarrës, të cilët janë afër me ata të brendshmit që i nënshkruajnë këto kontrata publike. Në rastin që do të trajtojmë ditën e sotme, ka të bëjë pikërisht me një tender me objekt: “Blerje lëndë djegëse pelet druri, për kaldajat e Spitalit Korçë”–Marrëveshje Kuadër-me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 12 muaj”, të hapur nga Spitali i Korçës me titullar Litjan Brokës, një emër famëkeq përsa i përket sektorit të tenderave. Rikujtojmë këtu atë të 85 Milionë Lekëve për qumësht lope një biznesmeni, të pasqyruar pak kohë më parë nga JOQ Albania. Duket se këtë radhë, Broka e ka dyfishuar qokën për një biznesmen të ri në fushë.

Duket se Brokës i pëlqyeka të abuzojë me paratë publike e t’ua japë ato njohjeve të tij, si në rastin e shtjellimit të këtij artikulli, apo edhe të shumë procedurave publike të dhëna më parë të shënuara me REDFLAG për “Skualifikim të të gjithë Operatorëve Konkurrues përveç Fituesit”. Dy kompanitë e tjera në garë , personi fizik Eva Zoto dhe Sulollari Klima i Ardian Sulollarit, përpos IGLI PELLET me zotërues biznesmenin 25-vjeçar Igli Shurdhi, që është shpallur fitues i tenderit 155 MLN Lekësh, kanë marrë pjesë fiktivisht në garë duke mos ofruar ofertë ekonomike, një skemë e vjetër e demode që siç duket për drejtorin e Spitalit Korçë është ende në modë me idenë se tenderi me shkelje do kalojë i padiktuar. Ai që është fakt humoristik në gjithë këtë tender është se Eva Zoto (kompania që ka marrë pjesë në tender për ta bërë garën reale) ështe e fejuara e vëllait të Shurdhit.

Themi biznesmen i ri pasi Shurdhi është ende në fazën e qokave të ndërsjellta në këtë biznes dhe janë të paktë tenderat e përfituar me kompaninë e tij, 6 ë Shëndetësi me vlerë gjysmë Miliardi dhe 4 tendera në rang lokal me vlerë 31 MLN Lekë.

 

Burim i informacionit, JOQ ALBANIA
https://joq-albania.com/artikull/922935.html

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu