‘Godite poshtë brezit ‘, plas keq mes Meridianit dhe Balinës: Ishte shumë e ulët, tërhiqe mbrapsht atë fjalë

0

Meridiani u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Në studio ai u përball me opinionisten Balina Bodinaku, e cila i tha se ka luajtur me rregulla që nuk i pranon loja.

Balina: Ti ke luajtur me rregulla që nuk i pranon loja.

Meridiani: Cili ishte ky rregull?

Balina: Goditje poshtë brezit është që ti të luash me informacione jashtë dhe e dyta ato informacione t’i sërvirësh në mënyrë jo korrekte. E para që më vjen në mendje është që sapo ke hyrë i ke thënë Donaldit që gjithë atje jashtë mendojnë se ti je Donaldi i Borës.

Meridiani: Po pse nuk ishte e vërtetë kjo?

Balina: Kush janë të gjithë Meridian? Jam unë të gjithë? Është Arbana? Apo janë njerëzit e shtëpisë tënde? Kjo është tendencioze

Meridiani: Ka qenë dhe Semi, i kam thënë dua të të njoh si Donald Veshaj dhe jo si Donaldi i Borës siç përflitet

Balina: Dhe ti nuk je aq naiv, je shumë i zgjuar

Meridiani: Ti quan mungesë korrektese këtë dhe nuk ka qenë jo korrekte përmendja e familjes së Ilirit, siç është goca dhe gruaja

Balina: Atë e kam thënë, je i pasaktë, po gënjen. Unë kam thënë është jo etike…

Meridiani: Është shumë e ulët të më thuash mua po gënjen, nga ti nuk e prisja. E ke ti këtë. E godite dhe Fifin dhe u pendove. Këtë fjalën gënjen tërhiqe mbrapsht, te unë nuk të shkon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu