Goditet banda kriminale shqiptare në Itali/ 17 persona vihen në pranga, sekuestrohet lëndë narkotike me vlerë 32 mln euro (VIDEO)

0

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dhjetëra persona dhe kanë sekuestruar kokainë dhe heroinë që arrin vlerën e 32 milionë euro. Në kuadër të një operacioni antidrogë, policia italiane ka goditur një bandë shqiptare që kishte bazat e saj në zonën e Venecias, por e shtrinte aktivitetin në shumë rajone italiane. Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se janë lëshuar 19 masa sigurie dhe janë arrestuar 17 persona, shkruajnë mediat italiane.

Prokuroria e Venecias sekuestroi 420 kg drogë me vlerë 32 milionë euro dhe para cash me vlerë gati 1 milionë. Organizata kriminale dërgonte kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë jo vetëm në Veneto dhe Lombardi, por edhe në Pulia, Emilia Romagna dhe Toscana. Më në fund edhe në Friuli Venezia Giulia, ku të arrestuarve iu sekuestrua lënda narkotike.

Fillimi i hetimeve

Hetimet nisën në vitin 2020 me arrestimin e një shqiptari dhe një italianeje, në Padova me 2 kg heroinë të fshehura në makinën e tyre. Prokuroria mori menjëherë masa dhe kështu filloi të kryente sa më shumë përgjime telefonike dhe mjedisore. Falë kësaj, së bashku me pamjet e marra nga kamerat e fshehta, hetuesit gjetën burimin e trafikut të drogës.

Është në fakt një grup shqiptarësh që vepronin në provincat e Trevisos, Venecias dhe Padovës. Korrierët kalonin midis Italisë, Shqipërisë dhe Gjermanisë dhe kishin dy baza logjistike ilegale në Piave dhe Eraclea. Është zbuluar edhe një kompani zvicerane e regjistruar në emër të bashkëshortes së kreut të Organizatës, e cila prodhonte dhe kultivonte kanabisin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu