Një efektive e Policisë Rrugore në kryeqytet ka mbërritur mesditën e kësaj të Premte në Spitalin e Traumës e plagosur. Ajo shoqërohej nga kolegët e saj me 3 makina të Policisë Rrugore, ndërsa ajo ndodhej në njërën prej tyre.
Burime të sigurta se efektivja është Arta Shurbi rreth 40-vjeçe. Pasi ka zbritur nga makina ajo është shoqëruar për ndihmë mjekësore me barrelë. Burime paraprake bëjnë me dije se nuk ka marrë fraktura të rënda.Nga burimet mësohet se Shurbi është goditur nga një kamion i tonazhit të rëndë teksa ishte në punë.