Rama replikon me Bashën për përmbytjet: “Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona”

0

Në një dalje publike të pak minutave më parë kryedemokrati Lulzim Basha e akuzoi kryeministrin Rama për keqmenaxhimin e situatës së përmbytjeve, ku sipas tij ende sot qindra njerëz janë nën ujë dhe pa ushqime.

Në lidhje me këtë akuzë ka reaguar dhe vetë Rama, i cili shprehet se nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan të bëjnë komerdare tërmetin, përmbytjet, Nusretin dhe Tiren, por halli është që s’i pret askush në bregun tjetër, thekson kryeministri.

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, shkruan Ramanë Twitter.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu