Goditi me grusht oficerin e policisë, arrestohet 58-vjeçari

0

Një 58-vjeçar, banues në fshatin Qerret i Madh, është konfliktuar ditën e sotme me një nga oficerët e policisë gjyqësore.

58-vjeçari ka goditur me grusht një punonjës të Komisariatit të policisë në Pukë për shkak të detyrës.

Ndërkohë edhe në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë i mundur arrestimi në flagrancë i një 50-vjeçari i cili akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike.

50-vjeçari kishte kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me biznesin e tij.

Gjithashtu policia po heton edhe gjashtë punëtorë të OSHEE për shpërdorim detyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu