Goditi me thikë 18-vjeçarin, arrestohet agresori në Tropojë

0

TROPOJË- Në Tropojë është arrestuar një 25- vjeçar, i cili dyshohet se goditi me thikë 18-vjeçarin, gjatë konfliktit për motive të dobëta, ditën e djeshme në Bajram Curri.

Nga hetimet ka rezultuar se 25-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin 18-vjeçarin, banues në Bajram Curri dhe dyshohet se e ka goditur atë me mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I lënduari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.