Goditi me thikë gruan e tij dhe fqinjin, arrestohet 55 vjeçari në Elbasan/ Ja pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

0

Elmas Kalia është 55 vjeçari i cili ditën e sotme ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Shkëlqime Kalia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku sipas policisë autori ka goditur me thikë dhe fqinjin e tyre pasi ky i fundit ka ndërhyrë në momentin që ai po sulmonte bashkëshorten.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe është bërë e mundur arrestimi i 55 vjeçarit, ndërsa ngjarja po hetohet.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin Elmas Kalia.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu