Goditja e 8 grupeve kriminale, Kraja: Dimë me emra se kush janë shefat e tyre!

0

Kreu i SPAK Arben Kraja dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin e shtrirë në disa qytete të vendit që konkludoi me goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 1 në Durrës dhe 3 në kryeqytet.

Kraja u shpreh se shefat e këtyre grupeve janë identifikuar, edhe pse një pjesë e tyre mbeten në kërkim. Në pranga ka rënë dhe një punonjës policie në nivele drejtuese.

Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

Nano u shpreh se herët apo vonë, të gjithë personat e shpallur në kërkim do të vendosen përpara drejtësisë.

Arben Kraja: Personi që ju thoni ka qenë pjesë e policisë së shtetit, detaje të tjera nuk mund të themi, se janë pjesë e hetimeve. Nuk kemi asnjë dyshim për konspirim, siç e dëgjuat ishin marrë të gjitha masat që të zbatohen vendimet e gjykatës.

Personat që ende janë në kërkim nuk mund të jap emra, jemi të vendosur për ti shkuar deri në fund. Padiskutim që do të bëhen të gjitha hetimet, për grupin, pjesë kanë qenë dhe vendimet e gjykatës për të ushtruar kontrolle.

Sa i takon Byrosë Kombëtare të Hetimit ka qenë shumë i përfshirë, dhe kanë bërë një punë shembullore në këtë rast. Sa kohë që kemi evidentuar grupet, ne padyshim që kemi evidentuar dhe rolet e secilit prej tyre.

Gledis Nano: Janë evidentuar prova dhe ndaj është vendosur nga gjykata lëshimi i këtyre urdhërarresteve, ky është operacion ende në zhvillim, jemi të vendosur të përballemi me çdo grup kriminal.

Kraja: Ne kemi detyrimin që të njoftojmë publikun për atë që ka ndodhur.

Nano: Policia është në këmbë, dhe ka marrë masat, personat që janë në kërkim, të jeni të sigurtë që mos tani pak më vonë do të vendoset përpara drejtësisë.

Kraja: Arrestimet janë bërë në bazë të provave, për të tjerat nuk mund tiu japim detaje. Koncepti provë përfshin qoftë dëshmitë, përgjimet. Jua dhashë përgjigjen përpara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu