Gola dhe kartonë, Fiore dhuron show, likuidon Napolin nga Kupa, Spalletti: Jemi të lodhur

0

Atëherë kur më pak pritej, me Napolin që kishte fituar duke dhënë shenja jete, Fiorentina i shkakton një humbje të rëndë në “Maradona” duke i nxjerr jashtë Kupës së Italisë. Dy ekipet dhuruan një spektakël ofensiv, 7 gola të shënuar dhe tre karton të kuq, por gjithçka u vendos në kohën shtesë.

Dusan Vlahovic, një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, kaloi Fioren në avantazh në minutën e 41-të por tre minuta më pas Mertens barazoi shifrat në 1-1. Pjesa e parë nuk kishte fund teksa portieri Dragowski u ndëshkua me karton të kuq duke lënë ekipin violë me 10-të lojtarë.

Atëherë kur të gjithë prisnin dominim e Napolit, ishte Fiore që shënoi goli e dytë në minutën e 57-të. Spalletti ndërhyri në formacion duke hedhur në fushë Mario Rusi dhe Lozano por të dy lojtarët u ndëshkuan me karton të kuq. Në fund, në minutën e 95-të ishte Petagna që barazoi shifrat në 2-2 duke dërguar ndeshjen në shtesë.

Fiorentina shfrytëzojë epërsinë numerike duke shënuar dhe tre herë të tjera në shtesë me Venuti, Piatek dhe Maleh. Në përfundim të sfidës, pasi “lau duart” me Kupën, Luciano Spalletti e kishte të vështirë të analizonte këtë sfidë por ishte i qartë kur theksoi se lodhja është e madhe në këmbët e disa lojtarëve të cilët janë të detyruar të luajnë çdo tre ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu