Grabisnin qytetarët tek liqeni, efektivi: Kisha kredi për të paguar. Kolegu: S’kam lidhje

0

TIRANË- Sajmir Muzikanti, 39-vjeçari bashkë me oficerin e rendit të komisariatit nr.1, Serxhio Cani 22 vjeç, u merrnin para me forcë qytetarëve të moshave të ndryshme kanë dhënë sot dëshminë e tyre. Muzikanti ka rrëfyer se i grabiste qytetarët dhe u merrte para në mënyrë që mos t’i arrestonte, kryesisht përdoruesit e hashashit, pasi kishte një kredi për të paguar. Këtë gjë e ka thënë vetë 39-vjeçari.

“Sa herë që isha turni i tretë në punë merrja në telefon Serxhion dhe i thoja hajde dalim nga Liqeni. Për shkak të kredisë që kam detyrohesha t’u merrja paratë me zor qytetarëve. Këtë gjë e kam bërë në bashkëpunim me Serxhion,”- ka dëshmuar ai.

Ndërsa Serxhio Cani, me detyrë polic patrulle ka mohuar se është përfshirë në grabitje, pavarësisht se provat e mbledhura e nxjerrin bashkëpunëtor. Të dy policët, vepronin kryesisht në zonën e Liqenit Artificial sapo binte errësira. Ata ndalonin përdoruesit e kanabisit dhe i kërcënonin me arrestim. Për të mos iu vënë prangat, qytetarët u jepnin para apo sende me vlerë që kishin me vete. Ndalimet ishin bërë të shumta dhe qytetarët nisën të depozitonin kallëzime kundrejt dy efektivëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu