Grabisnin sende me vlerë në zonën e Liqenit Artificial, arrestohen dy policë në Tiranë (EMRAT)

0

TIRANË- Dy policë janë autorë të vjedhjeve në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet. ‘TopChannel’ mëson se muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në Tiranë, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlerë në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.

Nga verifikimet rezultoi se autorë të këtyre grabitjeve ishin 2 policë. Të dyshuarit u mbajtën nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm u vunë në pranga.

Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici Patrullës së komisariatit nr1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore po kryen veprimet për këtë rast dhe pritet të dalë me një njoftim zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu