Shpërthim me tritol në butikun në Durrës, policia shoqëron disa persona, pronarja: S’kam konflikte

0

Shpërthim në një dyqan rrobash në lagjen 11, pronarja Jonida Karaboja ka deklaruar se s’ka konflikte

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu