Kurti me fjalë të mëdha për Gjukanoviç: Mik i mirë! S’mendoj se Mali i Zi është i hapur ndaj “Open Ballkan”

0

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha disa fjalë vlerësuese për presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Kurti në një intervistë të publikuar sot në Gradska TV tha se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve nuk do të përkeqësohen, pasi sipas tij, edhe Gjukanoviç e njeh mirë rajonin për shkak të përvojës që ka. Por nuk la pa përmendur edhe nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Nuk mendoj se marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe malazezëve do të përkeqësohen, mendoj se do të përmirësohen. Jam i bindur për këtë sepse Mali i Zi është anëtar i NATO-s, por edhe presidenti Gjukanoviq. Ai është shumë i qartë dhe e njeh rajonin ndoshta më mirë se unë. Unë di shumë gjëra, por mendoj se zoti Gjukanoviq e njeh më mirë rajonin tonë për shkak të përvojës që ka dhe nuk mendoj se marrëdhëniet tona do të përkeqësohen. E di që Ballkani i Hapur është i hapur ndaj Malit të Zi, por nuk mendoj se Mali i Zi është i hapur ndaj Ballkanit të Hapur,”- thekson kryeministri i Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu