Grabitet dyqani, Hajdutët spektakolarë e boshatisin brenda 90 sekondave

0

 

Një grup personash grabitën dyqanin e telefonisë për më pak se 2 minuta. Ngjarja ka ndododhur në Moschato të Greqisë mëngjesin e 1 prillit.

Siç shihet nga kamerat e sigurisë 4 grabitësit janë futur në dyqan në kohë rekord, duke grabitur mbi 50 celularë, 2 laptop, 4 tablet si dhe qindra euro.

Edhe pse alarmi i sigurisë ka rënë, ata vazhdojnë misionin e tyre pa pasur frikën e policisë.

Sigurisht pasi kanë planifikuar çdo lëvizje tyren në detaj.

Në momentin e arritjes së policisë në vendndodhje ishte tepër vonë pasi grabitësit kishin “fluturuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu