Grabitet shtëpia e një gruaje, autorët marrin para dhe sende me vlerë

0

Një banesë në zonën e shallvareve në Tiranë ka rënë pre e grabitjes.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një 53-vjeçareje dhe kanë marrë prej aty një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.

Burime bëjnë me dije se ka qenë pronarja e banesës ajo që ka bërë denoncimin në polici kur ka konstatuar vjedhjen, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu