Grabitet vila luksoze, arrestohen 5 persona

0

Detaje të reja dalin në dritë nga aksioni i ndërmarrë pasditen e djeshme nga Policia e Tiranës, në zonën e Liqenit të Thatë, ku u arrestuan pesë persona. Burime bëjnë me dije se personat që janë arrestuar dyshohet se janë autorët e vjedhjes së një vile në zonën e Saukut, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Mësohet se vila ka qenë në pronësi të një gruaje, e cila ka njoftuar policinë për grabitjen, dhe më pas është arritur të gjenden dhe arrestohen autorët. Sa i takon 5 të arrestuarve ata janë Dejvis Dosti, Redian Bega, Klodian Çupi, Hektor Qiriazi dhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia ka sekuestruar sasinë e parave (rreth 25 mijë euro), ndërsa gjatë kontrolleve fizike dhe nëpër banesat e tyre është gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike. Njëri prej 5 personave të shoqëruar është i dënuari përjetë, Hektor Qiriazi, pjesë e një grupi të rrezikshëm vjedhjesh në armë në të kaluarën e tij në shtetin grek.

Klodian Çupi emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar edhe më parë për tregtim narkotikësh, ndërsa ai para 3 vitesh pretendonte se policia ka tentuar ta vrasë sepse donin t’i faturonin grabitjen e 3 bankave.

Arrestimi i disa prej të dyshuarve u bë nga punonjës të Policisë civile në mes të rrugës, që të çon nga Selita drejt TEG-ut.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu