Një 28-vjeçar me origjinë nga Senegali është arrestuar në Itali, pasi vodhi makinën e kryetarit të Bashkisë së Telgate, Fabrizio Sala
Ngjarja ka ndodhur në orën 02:40 të mëngjesit, më 3 qershor të këtij viti, në provincën e Bergamos, ku i riu fillimisht, grabiti shtëpinë e një vajze. Më pas, për tu larguar nga vendngjarja më shpejt, ai theu xhamin e makinës duke e hapur atë dhe arriti që ta ndezë, duke u larguar.
Së fundmi, mediat italiane kanë publikuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të cilat kanë kapur momentin e ndjekjes së të riut nga policia. Gjatë ndjekjes, i riu me makinën e kryetarit të bashkisë është përplasur me një shtyllë elektrike dhe më pas me murin e bashkisë.