MALËSI E MADHE- Tre grabitësit që nën kërcënimin e armës morën mbi 17 milionë lekë të vjetra në valuta të ndryshme janë ende në arrati. Një ditë pas grabitjes së filialit të njërës prej bankave të nivelit të dytë në Koplik është gjetur edhe makinë me të cilën tre të maskuarit u arratisën. Bëhet fjalë për mjetin e llojit “Mercedes Benz” që grabitësit ia morën një qytetari që e kërcënuan me armë.
Rreth orës 14:00 të mesditës së kaluar, ata morën paratë në bankë duke kërcënuar punonjësit e klientët me armë dhe u larguan me një mjeti të llojit “Golf” që i priste jashtë. Rastësisht, një efektiv policie e ka parë skenën e ka tentuar që t’i ndalojë, por i vetëm nuk ia ka dalë dot. Deri në momentin që në vendin e ngjarjes kanë shkuar përforcimet, grabitësit ishin arratisur.
Ata shkuan në dalje të Koplikut, pranë zonës së quajtur Bajzë, ku dogjën mjetin e tyre dhe i zunë pritë një qytetari. Nën kërcënimin e armës, grabitësi e zbritën në tokë, i mprën mjetin e llojit “Benz” dhe u larguan. Por sot, kjo makinë është gjetur në zonën e quajtur Shegan, pranë Liqenit të Shkodrës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.