Grabitja në Rinas, 122 vite burg për anëtarët e bandës

0

TIRANË- 122 vite burg për 7 të pandehurit për grabitjen e eurove nga aeroporti i Rinasit. Edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit kërkoi në total 157 vite për të gjithë, trupa gjykuese ka vendosur që të lërë 20 vite pas hekurave të qelisë Klement Calën dhe nga 17 vite burg për të pandehurit e tjerë, Eldi Cala, Oltjan Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli, Talo Cela dhe Alkond Bengasi.

8 personat, akuzohen se janë anëtarë të grupit kriminal që planifikoi vjedhjen me armë të shumave monetare në Rinas, duke përshtatur automjetin me të cilin kanë realizuar vjedhjen, e duke planifikuar me detaje grabitjen, e cila ende e sot përflitet dhe kujtohet si ngjarje si në filma. Por që paratët e marra ende nuk janë gjetur se ku kanë përfunduar.

Alkond Bengasi ka pranuar të jetë bashkëpuntor i drejtësisë. Ai tregoi mënyrën se si furgoni i bardhë u modifikua në një makinë të Hetimit Tatimor, që të futej në aeroport pa rënë aspak në sy. Bengasi është kushëriri i Klement Calës, të kërkuarit kryesor për grabitjen në Rinas. Bengasi u prangos më 22 prill bashkë me 3 të arrestuarit e tjerë Saimir Cela, Oltjon Veseli dhe Renaldo Sula. Talo Çela është ende në kërkim nga policia e shtetit. Për të u lëshua ditën e djeshme një njoftim, aty ku cilësohet se Çela, Laert Haxhiu, Jani Alia, Ibrahim Lici dhe Erjon Llapushi janë emrat e super të kërkuarve në vend, për të cilët në rast informacioni të vërtetë jepet edhe shpërblim.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit të vitit 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu