Lideri çeçen gradohet Gjeneral Major- nisin “thashethemet” për Ministrinë e Mbrojtjes

0

Vladimir Putin e informoi personalisht për këtë promovim në detyrë, ndërsa lajmin e raportoi Kadyrov në kanalin e tij zyrtar Telegram.

MOSKA- Presidenti rus, Vladimir Putin, ka promovuar liderin e Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, në gradën e gjeneral kolonelit. Putin e informoi personalisht për këtë promovim në detyrë, ndërsa lajmin e raportoi Kadyrov në kanalin e tij zyrtar Telegram.

“Presidenti i Rusisë më dha gradën gjeneral-koloneli dhe Vladimiri personalisht më njoftoi për këtë LëVIZJE he më përgëzoi. I jam jashtëzakonisht mirënjohës komandantit tonë të përgjithshëm që vlerësoi meritat e mia,”- ka shkruar Kadyrov në postimin e tij.

Shqetësimi i Perëndimit për marrëdhëniet midis presidentit rus dhe liderit çeçen është i dukshëm disa ditë pasi Ramzan Kadyrov, duke iu drejtuar Vladimir Putinit, i bëri thirrje atij të shtypte një “buton” dhe të hidhte armët bërthamore. Në të njëjtën kohë, ka zëra se Kadyrov do të caktohet edhe në postin e ministrit të mbrojtjes së Rusisë. Por nuk ka asnjë konfirmim për këtë gjë.

Udhëheqësi i Çeçenisë tha të hënën se do të dërgojë djemtë e tij adoleshentë, përfshirë djalin e tij 14-vjeçar Ademin, për të luftuar në Ukrainë. Madje shkoi vetë me luftëtarët e tij për të luftuar në Mariupol, në fund të marsit. Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu