Graciano zbulon se është në një lidhje me Argjira Spancën

0

Graciano Tagani dhe moderatorja Argjira Spanca janë bashkë në një punë si pjesë e “E Diell”, por mesa duket, janë bashkë edhe në një shtëpi.

Në një intervistë për “Why Not”, Graciano rrëfeu për një periudhë të vështirë të jetës së tij, pothuajse në depresion, të cilën për fat të mirë e kaloi. Një nga arsyet e këtij shndërrimi, sipas tij, është edhe dashuria.

“Edhe pse ky vit nuk është mbyllur, ka nisur shumë mbarë, me projekte, me autorësi, me koreografi, së fundmi kam blerë edhe një shtëpi.” – tha ai.

Pyetjes nëse bashkëjetonte me dikë, Graciano iu përgjigj:

“Po, jam në një bashkëjetesë. Nuk do të ta them emrin, por jam shumë i lumtur. Një kthesë e madhe në jetën time ka qenë edhe dashuria. Më ka plotësuar shpirtërisht.”

Burime bëjnë me dije se vajza me të cilën bashkëjeton Graciano është Argjira. Në fakt, Graciano vërtet nuk e tha emrin, por me ose padashje, e zbuloi në “Why Not”. Moderatorja Roza Lati e pyeti për Instagramin dhe balerini tregoi se nuk merret ai, por dikush tjetër ia administron. Më pas shtoi, “Plus që një mikja ime, Argjira, ajo punon edhe me ca efekte. Biles i them ndonjëherë që mos më transformo shumë se nuk njihem.”

Fill pas kësaj, Roza e pyeti “çfarë shenje horoskopi është ajo?” pa përmendur një emër. “Argjira? Akrep,” përgjigjet Graciano.

Një pjesë nga biseda:

Roza: “Po ti? Akrep? Shkoni, shkoni.”

Graciano: “Me të vërtetë? Unë e di që dy shenja nuk shkojnë bashkë.”

Roza: “Unë e di që shkoni.”

Graciano: “Ai i joti çfarë është?”

Dhe këtu ndërpritet biseda.

Blogerja dhe moderatorja e “E diell” në ato pak intervista nuk ka preferuar të flasë shpesh për jetën private, ndonëse ka qenë e pamundur të mos flasë për lidhjen 8-vjeçare në të kaluarën me DJ Geek. Në një intervistë për “Thumb” në 2019-n, Argjira u shpreh:

“Është hera e parë që po flas për këtë pjesë sepse nuk kam folur kurrë në jetë dhe e kam mbajtur shumë për vete. Me Gencin ka qenë lidhja ime e parë dhe e respektoj akoma shumë, është shumë njeri i mirë. Ndarja erdhi jo për një arsye të caktuar po shumë thjesht, secili në punën e vet. Po ndahen njerëzit me fëmijë. Jo realisht nuk ka pasur ndonjë arsye të caktuar.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu