Gramsh – Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 12 shtetas, të cilët një ditë më parë bllokuan për rreth tre orë qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor “Gramsh-Lenie”, në shenjë proteste.
Shtetasit V. Xh., 56 vjeç, I. M., 34 vjeç, R. M., 44 vjeç, E. M., 32 vjeç, F. B., 41 vjeç, E. M., 41 vjeç, K. I., 35 vjeç, L. M., 28 vjeç, K. H., 47 vjeç, V. H., 50 vjeç, V. O., 28 vjeç dhe E. O., 22 vjeç, penguan qarkullimin e mjeteve duke kërkuar ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, një premtim që sipas tyre nuk është mbajtur nga firma përgjegjëse.
Policia ka ndërhyrë për normalizimin e situatës dhe materialet procedurale i ka referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.