Gramsh/ Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në kërkim dy vëllezërit

0

Gramsh

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Shpallen në kërkim 2 vëllezërit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike kanabis të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gribë, Gramsh.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh shpallën në kërkim policor shtetasit F. S., 30 vjeç dhe A. S., 27 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Gribë, Gramsh.

Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu