Gramsh/ Granata i mori jetën 6-vjeçarit/ Fëmijët e gjetën në një banesë të braktisur, e godisnin me sqepar

0

 

Ditën e djeshme ndodhi një ngjarje tragjike, e cila tronditi gjithë qytetin e Gramshit.

Një fëmijë 6-vjeçar humbi jetën pas shpërthimit të një granate te vjetër, ndërsa shoku i tij 5-vjeçar u plagos shumë rëndë.

Granatën e vjetër dy të miturit e gjetën në një banesë të vjetër të braktisur, por nuk dihet nëse ajo ka qenë aty apo e kanë sjellë shirat e rrëmbyer që përfshinë zonën e Gramshit dy ditë më parë. Fëmijët sapo kanë gjetur granatën e vjetër kanë nisur të luajnë duke e goditur me sqepar.

Pasi shpërtheu, 6-vjeçari nuk i ka mbijetuar dot plagëve kurse 5- vjeçari tjetër është dërguar fillimisht në spitalin e Gramshit, më pas te Trauma.

Ngjarja e ndodhur në fshatin Siman, i cili ndodhet dy orë e gjysmë nga qyteti i Gramshit dhe nuk ka as rrugë.

Ndërkohë theksohet se familjet e dy fëmijëve jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu