Një kafshë e ngordhur qelb gjithë zonën në afërsi të Gramshit. Madje për banorët është e padurueshme të kalosh aty pranë nga era mjaft e rëndë e dekompozimit.
Por situata bëhet akoma më serioze pasi në lumoin Devoll, në afërsi të liqenit të Banjës, lahen mjaft fëmijë.
Në këto ditë të nxehta përhapja e infeksioneve në të tilla raste merr një rëndësi të veçantë.
Një nga banorët ka njoftuar redaksinë tonë dhe apelon për ndihmë. Ai shkruan se : 200 m nga Ura e Trashovicës ndodhet një kalë i ngordhur dhe nuk kalohet….