Gjendet 20-vjeçarja shqiptare e humbur në Gjermani. U kthye vetë në shtëpi. Mister se çfarë ndodhi, vijojnë hetimet

0

Një shqiptare e cila prej katër ditësh ishte shpallur e zhdukur në Gjermani është kthyer në banesë.

Mediat vendase të cilat dhanë alarmin për zhdukjen e shqiptare, kanë bërë me dije se e 20 vjeçarja është kthyer shëndoshë e mirë në shtëpinë e saj, por që hetimet nuk do të ndalojnë.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia vijon hetimet, për të zbuluar se ku ka qenë vajza gjatë kohës që u zhduk, pasi ka dyshime të forta se mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të rrezikshëm, pa dëshirën e saj.

20 vjeçarja shqiptare, Laura N. u pa për herë të fundit para zhdukjes së saj në stacionin e trenit në Offenburg. Atje ajo takoi një grup të panjohurish dhe u kërkoi ndihmë atyre për të telefonuar familjen e saj sepse nuk kishte bateri në celularin e saj, por që nga ai moment s’u pa më.

Ndërkaq dëshmitarët e parë që e kanë parë kanë bërë me dije për autoritetet se vajza nuk kishte këpucë dhe dukej e frikësuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu