Gramsh, një shtëpi dhe 1 mln lekë dhuratë për familjen me 5 fëmijë. 6 muaj më parë humbën nënën (Foto)

0

Me rastin e Kurban Bajramit Grupi Eurosig, Insig, UBA Bank në bashkëpunim me bashkinë Gramsh i dhuruan një shtëpi një familjeje në vështirësi ekonomikë. Kjo është në vijim të fushatave të ndërmarra nga Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj,në ndihmë të familjeve në nevojë.
Në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë Klodian Taçe ai ndërtoi një shtëpi për një familje me tetë persona në vështirësi ekonomike.
Ndërkohë që këta pesë fëmijë 6 muaj më parë kanë humbur dhe nënën.
“Mos u ndiej keq fare por shumë i lumtur. Nga fshati do të vini këtu do të punoni dhe do të ecni përpara”.
Gjashtë muaj më parë pesë fëmijët e familjes Roçi humbën nënën e tyre.
Ata jetonin në Poroçan, një fshat i largët nga qyteti i Gramshit, në kushte të mjerueshme dhe në luftë për mbijetesë.
Pas humbjes së nënës së tyre, në një banesë thuajse të pabanueshme si edhe në vështirësi të mëdha ekonomike, këta fëmijë gati u gjendën në mëshirë të fatit.
Projekti nisi në mesin e muajit prill në një tokë të siguruar nga bashkia. Banesa prej 150 metër katror u ngrit dhe u mobilua për tre muaj ndërsa familja e mori atë dhuratë për Kurban Bajram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu