Gramsh/ Rrahën me shkop bejzbolli një shtetas dhe i thyen edhe makinën, një në pranga, dy në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 38 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku shpallën në kërkim shtetasit A. M., 40 vjeç, K. K., 37 vjeç. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me send të fortë, shkop bejsbolli, shtetasin L. A., 44 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, gjatë konfliktit, këta shtetas dyshohet se i kanë dëmtuar automjetin 44-vjeçarit. Vijon puna për kapjen e shtetasve A. M., dhe K. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.