Komisariati i Policisë Gramsh ka referuar materialet në Prokurori dhe ka shpallur në kërkim shtetasin P. K., 23 vjeç, banues në Gramsh.
Ky shtetas dyshohet se ka shantazhuar një 17-vjeçare në rrjetet sociale, gjë që e ka çuar atë të konsumojë një sasi medikamentesh mjekësore.
Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e P. K.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.