Bashkia e Gramshit çeli zyrtarisht sezonin turistik,nëpërmjet një sërë aktivitetesh sportive e artistike duke bërë bashkë qytetar të të gjitha grupmoshave.Kalendari festiv nisi në rrugët e qytetit ku u mbajtën ekspozita dhe punime artizanale të punuara nga artizanë dhe fëmijët e qytetit.Në parakalimin e tyre ndër të tjera fëmijët përcollën mesazhin e rëndësisë së aktiviteteve sportive.
Insert;;;;; nga parakalimi
Aktivitetet kulmuan në liqenin e Dushkut,i pagëzuar ndryshe si liqeni i ‘zambakëve’.Një perlë e vërtetë mes gjelbërimit dhe masivit pyjor rreth 25 kilometra larg nga qyteti i Gramshit .Këngë, valle dhe gatime tradicionale,shoqëruan momentet festive, ku mijëra qytetarë me familjet e tyre kishin ardhur për të festuar dhe bërë piknik. Rruga jo plotësisht e shtruar me asfalt nuk i ndaloi ata të mblidheshin e të festonin. Këtë atmosferë do donin madje ta përjetonin më shpesh.
Gramshi ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit malor dhe të aventurës.Përpos promovimit që po i bëhet këtyre resurseve vitet e fundit, infrastruktura rrugore dhe mungesa e strukturave akomoduese shihen si pengesë kryesore në turizëm.Për këtë thotë kryebashkiaku Besian Ajazi i është drejtuar për ndihmë edhe ministrive përkatëse.
Rreth 120 000 turistë të huaj e vendas vizituan vitin e shkuar Bashkinë e Gramshit dhe resurset e tij.Liqeni i Dushkut,Kanioni i Holtës,Ujëvara e Sotirës,Shpella e Kabashit janë vetëm disa nga resurset e mahnitshme që natyra i ka falur kësaj zone./Infoweb Media