Gramshi me thertore me standarde europiane/ Investimi kap shifrën e 700 mijë eurove (Foto)

0

Gramshi ka tashmë një thertore moderne që i jep zgjidhje përfundimtare therjes së bagëtive në rrugë dhe disiplinon një hallkë shumë të rëndësishme të zinxhirit ushqimor. Ky investim afro 700 mijë euro shërben për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore, sidomos tek produktet me origjinë shtazore. Në Gramsh, për të parë nga afër këtë investim, ka qenë vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi.

Ndër të tjera ministri Çuçi, ka theksuar faktin se në Shqipëri therja e bagëtive është disiplinuar. Ky shërbim lidhet direkt me sigurinë ushqimore prandaj dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me agjencitë që ka në varësi, ka nxitur ngritjen e thertoreve me standarde bashkëkohore, ku aktualisht një rrjet i tillë nuk mungon në vendin tonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu