Ja cilat janë gratë që do të mbahen mend në historinë botërore

0

Vlerësimi që i jepet grave në mbarë botën lë për të dëshiruar edhe pse polemikat e ngritura e kanë mbështetur figurën e grave sado pak.Lista  më poshtë paraqet figuart që kanë lënë impakt në zhvillimet shkencore,politike dhe shoqërore.

1.Nënë Tereza

Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi), ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

2.Marie Curie

Nobelistja Mari Kyri (Marie Sklodowska-Curie) është gruaja e parë që fitoi doktoraturë në fizikë, e para grua që ka marrë dy çmime “Nobel” (një e ndarë me burrin e saj Pier Kyri dhe Henri Bekërel), profesoresha e parë në Sorbonë dhe e para që u fut në Panteon më 20 prill 1995.

3.Maria Magdalena

Maria Magdalena është një dishepulle Jezusit sipas Dhiatës së Re të biblës dhe apokrifave. Ajo nderohet në kishën katolikeortodokse dhe anglikane si shenjtore. Dita e festës së kësaj gruaje është 22 korriku. Emri i saj rrjedh nga qyteti i Magdales në brigjet perëndimore të detit të Galilesë. Jeta e shenjtores është temë debatesh dhe spekulimesh të vazhdueshme.

4.Hedy Lamarr

Hedy Lamarr  ishte një aktore dhe shkencëtare Austriake.Lamarr ishte bashkëpunëtore në zbulimin e teknologjisë së shpërndarjes së spektrit dhe komunikimeve me anë të frekuencës së bashku me George Antheil.Kjo teknologji u bë shumë e rëndësishme për ushtrinë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.Mirëpo këto shpikje janë përdorur sidomos në ditët e sotme në teknologjinë Wi-Fi,CDMA dhe Bluetooth.Suksesi i kësaj shpikje dhe përdorimi i madh i saj bëri që Hedy Lamarr të bëhet pjesë e National Inventors Hall of Fame në vitin 2014.

5.Rita Levi-Montalcini

E lindur në Torino në vitin 1909, Rita Levi-Montalcini ishte një shkencëtare e specializuar në neurologji. Ajo mori çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Pavarësisht kësaj, jeta e Ritës nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka qenë studente gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u përball me shumë vështirësi për shkak se ishte hebre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu