Green School organizon aktivitetin në Ditën Ndërkombëtare të Tokës

0

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën qe nga 22 prill 1970 për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit.

Shkolla Green School organizoi një aktivitet me fëmijët me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

Sipas mësueses së biologjisë Elona Bahiti shkolla Green School organizon gjithmonë aktivitete të ndryshme në datat e shënuara dhe se fëmijët janë të gatshëm të marrin pjesë.

Dita e Tokës në Green School këtë vit ishte menduar të vijë si prezantim projekti në lidhje me mënyrën se si ne ushqehemi, gjurmën e karbonit në dietën tonë duke u bazuar në studime të BBC dhe FAO dhe Fondacioni Food Bank Albania 2020. Kur kursen ushqim, bën një punë të mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu