“Green School” organizon panairin e fundvitit, fitimet për familjet në nevojë

0
Screenshot

 

E shndërruar në traditë në fundvit shkolla jopublike “Green school” në Elbasan organizon panairin me gatime tradicionale dhe punime artizanale. Të ardhurat e fituara nga shitja e këtyre produkteve mësohet se do të shkojnë për familjet në nevojë. Qëllimi sipas drejtuesve të institucionit arsimor është të stimulojnë dhe promovojnë ndjesinë e humanizmit  te brezi i ri.
Prindër, fëmijë dhe stafi edukativ i shkollës u angazhuan të kontribonin ndër të tjera në përcjelljen e mesazhit e të qenurit empatik ndaj rasteve në vështirësi.

Në shkollën 9-vjeçare jopublike “Green School” në Elbasan ndjekin mësim 156 nxënës.

Infoweb Media