Greqi/ Agimi i Artë shpallet organizatë kriminale! Gjykata e Athinës rrethohet nga autoblindat, shpërthejnë protesta të dhunshme

0

 

Maratona e gjyqit kundër Agimit të Artë mori fund sot, Agimi i Artë shpallet Organizatë kriminale, para gjykatës së Athinës shpërthejnë protesta.

Pas 5 vitesh e gjysmë gjyqe, liderë dhe ligjvënës të partisë Agimi i Artë, u shpallën fajtor për akuzat e ngritura ndaj tyre për krime dhe drejtimin e një organizate kriminale. Shumica e të akuzuarve mungonin në sallë në momentin e dhënies së vendimit, vetëm 11 të pranishëm dhe asnjë nga udhëheqësit e Agimit të Artë.

Pas marrjes së vendimit shpërthyen protesta të shumta jashtë Godinës së Gjykatës së Apelit.Themeluesi dhe udhëheqësi i partisë ekstremiste greke Agimi i Artë, Nikos Michaloliakos, u shpall fajtor për “udhëheqjen e një organizate kriminale”. Mijëra u mblodhën për tubime antifashiste përpara vendimit, i cili përfshinte 68 udhëheqës dhe anëtarë të partisë. Prokurorët grekë thanë se 68 udhëheqës, deputetë dhe aktivistë urdhëruan ose të paktën ishin në dijeni të vrasjes së Pavlos Fyssas, repistit antifashist i vrarë në Shtator të 2013. Ata janë gjithashtu të dyshuar për sulme të tjera të dhunshme dhe përpjekje për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në vitin 2012, Agimi i Artë, i njohur për mitingjet e stilit ushtarak dhe përshëndetjet naziste, fitoi për herë të parë disa vende në Parlament, pasi siguroi votat e grekëve të pakënaqur me masat kundër krizës ekonomike dhe praninë e rritur të emigrantëve. Subjekti politik qëndroi në Parlament deri në zgjedhjet e vitit 2019, kur dështoi të kalonte pragun elektoral.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu