Familjarët e të burgosurve protestë në burgun e Peqinit

0

 

Pothuaj në të gjithë burgjet e vendit të burgosurit janë hedhur në grevë urie.

Ata protestojnë për takimet me familjarët por edhe me avokatët të cilat nuk realizohen që pas daljes së aktit normativ i cili në kuadër të epidemisë i ndaloi vizitat në burgjet shqiptare.

Por përpos kësaj të burgosurit kanë protestuar edhe për ushqimin dhe higjienën në institucionet e vuajtjes së dënimit pasi sipas tyre janë skandaloze ndërsa kanë njoftuar se janë kërcënuar me transferim apo izolim, nëse bënin publike pretendimet e tyre.

Këtë të mërkurë familjarët e të dënuarve në Peqin protestuan para këtij burgu në mbështetje të të afërmve të tyre.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga abcnews.al, ata janë paraqitur pranë ambienteve të burgut teksa policia përpiqet tu shpjegojë, që të ketë një përfaqësues të tyre për të paraqitur ankesat që kanë, pranë institucionit.

Por pavarësisht grevave që vazhdojnë prej disa ditësh Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, nuk kanë reaguar publikisht për situatën apo për kërkesat e të burgosurve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu