GREQI/ Shqiptari “sakaton” gruan në dru, 24-vjeçarja shpëton falë ndërhyrjes së fqinjit

0

Mbrëmjen e së mërkurës, policia arrestoi të riun në shtëpinë e tij në rrugën Selinou, pas denoncimit të një fqinji, i cili kuptoi se bashkëshortja 24-vjeçare e autorit po dhunohej fizikisht dhe se i rrezikohej jeta.Njëzet e pesë muaj burg për shkak të lëndimit trupor, kanosjes dhe dhunës në familje i është shqiptuar paraditen e së enjtes një shtetasi shqiptar, njëzet e shtatë vjeç.

Sipas mediave greke, mbrëmjen e së mërkurës, policia arrestoi të riun në shtëpinë e tij në rrugën Selinou, pas denoncimit të një fqinji, i cili kuptoi se bashkëshortja 24-vjeçare e autorit po dhunohej fizikisht dhe se i rrezikohej jeta.

Fillimisht qiramarrësi ka pasur guximin të trokasë në derën e çiftit ku 27-vjeçari u përpoq ta mbante me muhabet, po pas këmbënguljes së fqinjit të guximshëm, filloi ta kërcënonte edhe atë.

Menjëherë është vënë në dijeni policia, për të vijuar me arrestimin e autorit, i cili është paditur për kërcënimet që ka marrë dhe qiramarrësit të sensibilizuar të pallatit, i cili nuk ka hezituar të përballet me të dhe të parandalojë më të keqen.

Duke qenë se në kuadër të hetimeve paraprake u konstatua se çifti banonte ilegalisht në Greqi, Gjykata vendosi masën e paraburgimit prej dy muajsh për 27-vjeçarin, për të cilin do të nisë procedura e dëbimit, ndërsa pjesa tjetër dënimi u pezullua.

Nga ana e saj, 24-vjeçarja ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë leje qëndrimi në vend, por ajo vetë duket se dëshiron të kthehet pranë familjes së saj në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu