Grimierja shqiptare:” Fola më babain që më vdiq para 7 viteve”

0

Merita Merja, grimierja shqiptare, e ftuar në një emision të Top Channel, ka treguar eksperiencën pas infektimin më Covid-19. Grimierja që kishte rezultuar pizitive pas një festeje me shumë njerëz u shpreh se pas shtrimit në spital doktorri nuk i dha më shpresë.
“Ti je në gradë të fundit, s’ke oksigjen në trup”, ishin këto fjalët që i thanë doktorët dhe menjëherë pas shtrimit në spital nuk i dhanë as shpresë për jetën.
“Doktori u dorëzua, më tha që s’ kishte çfarë të më bënte. Nuk më vinte dot serum. Unë i pija ilaçet dhe i nxirrja të gjitha”, tregoi Merja.
Megjithatë ajo nuk ngurroi të ndante edhe një detaj tronditës gjatë përballjes me virusin.
“Babi më ka vdekur para 7 vitesh. Kishte qenë një moment që unë po flisja me babin tim. Po flisja me babin tim, po qeshja. Me ka ardh motra më ka thënë: ‘Ca po bën?’. I thashë asgjë, po flija gjumë. Realisht unë isha në botën tjetër, në atë moment isha në botën tjetër”, rrëfeu ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu