Gruaja e Erion Veliaj sqaron marrëdhënien e saj të shumëpërfolur me Kastro Zizon

0

Bashkëshortja e Kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, ka vendosur që t’u japë fund thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi  në rrjet, për një lidhje të mundshme mes saj dhe këngëtarit të njohur, Kastro Zizo.

Mbrëmjen e djeshme, ajo publikoi  në Instagram një video nga bashkëpunimi i saj i fundit me Alban Skënderaj në projektin e tij të fundit muzikor. Në këtë postim nuk kanë munguar as komentet nga ana e ndjekësve, të cilët gjejnë rastin ta pyesin në lidhje Kastro Zizon.

“Videoklip shumë i bukur. Po për Kastro Zizon do  bësh videoklip? Meqë thonë se e ke pasur të dashur në gjimnaz?”, shkruan komentuesi.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjia e Ajolës ka ardhur, e cila i përgjigjet duke i thënë se mes saj dhe Kastros nuk ka pasur asnjëherë një lidhje dashurie.

Kastro Zizon, ose Klevis Begen, jo vetëm qe nuk e kam patur KURRË  të dashur, por as që nuk kam dalë ndonjëherë me të, e as qe nuk e kemi pëlqyer ndonjëhere njëri-tjetrin, madje as miq nuk kemi qenë ne gjimnaz; ishim tek Petro Nini Luarasi, por në klasa paralele, pra të ndryshme.

Të vetmet gjëra qe na bashkonin ishin olimpiadat e fizikës dhe muzika (kur isha në gjimnaz këndoja edhe unë, ndërkohë Kastro me mikun e tij të ngushtë Renin patën formuar grupin « 2Farm », që u bë shumë i famshëm në atë kohë, dhe më patën kërkuar të këndoj një kënge me ta.

Kënga u regjistrua në studio, por unë nuk dola kurrë në skenë me ta, sepse më pas u largova për studime jashtë Shqipërisë). Kështu që edhe pse kemi 20 vite që njihemi, thjesht e përshendesim njëri tjetrin me respekt, kaq”, shkruan Ajola Xoxa. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu