Katy Perry dhe Orlando Bloom qenkan martuar?

0

Po, Katy Perry dhe Orlando Bloom mund të jenë martuar pasi u bënë prindër për herë të parë.Dyshimet për këtë nisën nga unaza e martesës në gishtin e këngëtares, teksa ajo u shfaq me partnerin në Hawai.

Si Perry, 36 vjeçe, dhe Bloom, 44 vjeç, u panë me kapele bejsbolli. Perry gjithashtu ishte e mbuluar me një maskë fytyre ndërsa Bloom mbante një shall në qafë.

Ylli i “Piratët e Karaibeve” gjithashtu u pa duke mbajtur vajzën e tyre 6-muajshe Daisy në shpinë, megjithëse ata mbuluan portretin e fëmijës së tyre për të ruajtur privatësinë.

Orlando ishte i pranishëm në sallën e lindjes, teksa në një intervistë për Jimmy Kimmel Live, këngëtarja tregoi se Bloom ishte tepër mbështetës.

“Ai ishte aty dhe ishte kaq i mrekullueshëm. Më mbante dorën dhe më shihte në sy”, rrëfeu Perry.

Po kështu ajo i rekomandoi çiftet e reja që të filmonin çastin e lindjes së fëmijës së tyre, siç ata bënë.

“Dashuria e tyre për njëri-tjetrin ka shkuar në një tjetër nivel që pas lindjes së vajzës”, rrëfeu një burim r Entertainment Tonight.

Dyshja u fejua në vitin 2019 dhe e kurorëzoi dashurinë këtë vit, në Japoni, në një ceremoni tepër të kufizuar për shkak të masave antiCovid-19. Orlando është baba edhe i një djali, Flynn-it, nga martesa me Miranda Kerr-in.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu