Gruaja katër muajshe shtatzënë përdhunohet nga pronari i motelit

0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Prizren ku një grua 35 vjeçare ka bërë padi në policinë e Prizrenit per dhunim seksual.

Ajo kishte shkuar për të pushuar në një motel dhe një burrë kishtë hyrë në dhomë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj ndërkohë që gruaja kishte qënë 4 muajshe shtatzënë.

Gruaja e kishte fshehur këtë ngjarje të rëndë nga bashkëshorti i saj për dy muaj. 44-vjeçari i cili dyshohet se e dhunoi gruan shtatzënë, është pronar i motelit ku dyshohet të ketë ndodhur rasti, ndërkaq viktima dhe bashkëshorti i saj kanë jetuar për një kohë në objektin e të dyshuarit.

I dyshuari është intervistuar nga policia të hënën, por nuk i ka pranuar akuzat që 35-vjeçarja i ka hedhur mbi të.

“Prizren Mars-2021.  Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin,” njoftoi policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu