I emocionuar pranë Ferrarit, ja si dukej Noizy kur ishte 15-vjeç

0

Për t’u bërë i suksesshëm në muzikë dhe në biznese që shohim sot, Noizy-t iu desh një rrugë e gjatë dhe shumë punë.

Diten e sotme, kengetari ka publikuar një foto të vjetër kur ishte vetëm 15 vjeç dhe kur pa Ferrari për herë të parë. Tashmë, ai ka Ferrari në bagazhin e tij, mirëpo s’i harron asnjëherë fillimet kur s’kishte ende asgjë.

“15 vjeç, kur kam parë Ferrari për herë të parë”- shkruan ai krahas fotos ku duket shumë ndryshe.

Noizy e nisi me dashurinë e parë, Mercedes CLS 63 AMG, të vitit 2012 i cili njihet si vetura e parë luksoze e reperit, e cili që në kohën e artë të saj kishte vlerën e 100.000 eurove.

Dhe që atëherë, reperi ka poseduar makina mjaft luksoze që kanë vlera marramendëse, që i bie në total që Noizy të ketë 1 milion euro vlerë të makinave të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu