Gruaja me aftësi ndryshe bëhet nënë për herë të dytë

0

Anida, një grua me aftësi ndryshe është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka ndarë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa e ka vizituar atë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Ajo përgëzon mjekët e këtij spitali që u kujdesën për një grua të veçantë me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre

“Lot gëzimi në maternitetin “Koço Gliozheni” për Anesën e vogël, që erdhi në jetë shëndetplotë, falë kujdesit të veçantë të dr. Anikës, dr. Astritit dhe stafit të këtij spitali, që u kujdesën për një grua speciale, me të gjithë forcën, dijen, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, që Anida me aftësi ndryshe, të jetë nënë për herë të dytë”, shkruan Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu