Gruaja rreh burrin, policia vë në pranga 60-vjeçaren

0

DVP Berat

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit B.M., 49 vjeç, banues në Lapardha, Berat.

Kapja e tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Për veprime të mëtejshme shtetasi B.M., ju dorëzua DVP Shkodër.
——————
Kuçovë/Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases L.T., 60 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu