Grupi “Maneskin” dhe Miley Cyrus ‘çmendin’ fansat, ja ç’po kurdisin

0

Një lajm i mirë vjen për të gjithë fansat e Miley Cyrus dhe grupit italian “Maneskin”.

Këngëtarja e njohur dhe fituesit e “Eurovision 2021” po përgatisin diçka dhe dyshimet i ka shtuar vetë Miley përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Grupi ka realizuar një cover në studio të këngës së Miley-t, “Midnight Sky” dhe Cyrus e ka ripostuar në InstaStory.

Ndërkohë pak më pas, grupi ka postuar në feed-in e Instagramit foto nga i njëjti moment duke paralajmëruar projekte të reja muzikore. Në këtë mënyrë kanë lënë të kuptohet se bëhet fjalë për bashkëpunim, duke shtuar shumë pikëpyetje në kokën e fansave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu