Dënimi i Mladiç me burgim të përjetshëm, Blinken: SHBA do të vijojë të flasë me drejtësi

0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç.

Në një postim në Twitter, Blinken shprehet se shpreson që vendimi i sotëm mund t’u sjellë paqe viktimave dhe familjarëve të tyre.

Ai thekson se SHBA do të vijojë të ngrejë zërin për drejtësi dhe përgjegjësi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu